Sot i jepet lamtumira Moikom Zeqos, homazhet te Muzeu Kombëtar (VIDEO)

Sot i jepet lamtumira Moikom Zeqos, homazhet te Muzeu Kombëtar (VIDEO)

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nderim të poliedrikut Moikom Zeqo. Nga ora 10.00-14.00, në Muzeun Historik Kombëtar do të zhvillohen homazhet në nder të tij, ashtu siç edhe i ndjeri kishte lënë amanet.

Sipas familjarëve, kjo ishte dëshira e tij e fundit, për t’ju dhënë lamtumira në një institucion që e drejtoi për 8 vite radhazi, 1997-2005.

Të shumtë kanë qenë personazhet e spektrit politik që kanë marrë pjesë na homazhet nderuese ndaj Moikom Zeqos.

Pjesë e homazheve ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili vlerësoi figurën e tij. Meta tha se Zeqo ishte një njeri largpamës dhe se mungesa e tij do të ndjehet shumë në të ardhmen.

“Kam patur fatin ta lexoj para se ta njoh nga afër, edhe në momente të vështira dhe të mësoj mjaft prej tij. Është nga ata njerëz që për njohuritë dijet nga fushat më të ndryshme janë shumë të rrallë, aq më tepër në një vend si i yni. Mungesën e tij do ta ndjejmë në të ardhme për faktin se njohjet dhe dijet e tij i vuri në shërbim të kauzave kombëtare, publike, në shërbim të së vërtetës. Si misionar që ishte ai kishte përfytyrime dhe ishte largpamës. U vendos gjithnjë në anën e duhur të historisë dhe zhvillimeve. Ishte një personalitet që i dha Shqipërisë shumë më tepër se sa mori prej saj. Dha kontribut të jashtëzakonshëm dhe la vepër po aq të jashtëzakonshme për mbrojtjen që i ka bërë historisë dhe kulturës sonë si dhe për vështrimin kritik që kërkonte një Shqipëri më të drejtë e më humane.”

Së fundmi, i është bashkuar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shprehu ngushëllimet e prekur.

Ajo deklaroi se Zeqo ka bërë shumë për këtë vend si njeri i kulturës dhe dijes.

‘Një lamtumirë e vështirë kjo në këtë periudhë pandemia. Ka bërë kaq shumë për këtë vend, një njeri i kulturës dhe dijes. Një përqafim për familjen që shpresoj t’i japi forcën për largimin e tij’, tha Margariti.

Djali i Moikom Zeqos u shpreh sot se amaneti i të atit nuk u plotësua. Epidami tha se amaneti i babait të tij ishte një Shqipëri më e mirë. "Vdekja zakonisht bashkon njerëzit, ndoshta edhe ata që ishin ndarë më parë. Amaneti i babit, vlerësoj varrimin  shtetëror, babi e meritonte. Por amaneti i babit nuk është përmbushur, babi kërkonte një Shqipëri më të mirë.

Shqipëria e babit është një Shqipëri që ndoshta e kishim dhe nuk e kemi pasur asnjëherë dhe do të ishte mirë ta kishim një ditë dhe babi, Moikomi, luftoi gjithë jetën ta pasuronte kulturalisht Shqipërinë. Amaneti i tij nuk ishte varrimi i tij, realiteti, ishte sot, jo nesër, ishte Shqipëria, por edhe njerëzimi. Unë nuk ndihem mirë, jam i lumtur që është një figurë që bashkon politika, familje dhe nuk ndan, por është një ditë zie" tha ai.

Moikom Zeqo i cili njihet si një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare, vuante prej kohësh nga sëmundja e leuçemisë akute.

Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi pritej edhe kthimi në Shqipëri i djalit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy