Bregu: Shqetësimi më i madh i prokurorëve të SPAK përfundimi i mandatit, jo presioni i politikës

Bregu: Shqetësimi më i madh i prokurorëve të SPAK përfundimi i mandatit, jo presioni i politikës

I ftuar në emisionin ‘Bilardo’ në MCN TV gazetari Sokol Bregu ka komentuar lidhur me vetingun e gjyqtarëve si dhe mandatin e prokurorëve të SPAK.

Ai tha se për vetingun e gjyqtarëve vendosi politika duke thënë se kush do të largohet le ta bëjë që në fillim sepse nuk do hetohet dhe në këtë mënyrë të gjithë ata që e ndjenë se kishin pasuri që nuk e justifikonin dot zgjodhën të largohen pa hetim.

Sa i përket mandatit të prokurorëve të SPAK, Bregu tha se ky është një nga shqetësimet më të mëdha të tyre përfshirë dhe Dumanin dhe se sipas tij duhet ti jepet me ligj mundësia e një mandati tjetër dhe pastaj ta marri kush e meriton.

 

Drupal Ad

 

 

 

SPAK mos duhet ta fillonte paralel duke luftuar dhe krimin e organizuar, por politika vendosi ndryshe. Kur ajo bëri reformën në drejtësi politika nuk vendosi që çdo gjyqtari dhe prokurori atyre që do u gjeje para të pajustifikuara do i çoje në hetim, jo por i mbyllet vetingu dhe mbyll kontratën e tij për të punuar në institucionet e drejtësisë.

Nëse ty të gjendet pasuri e pajustifikueshme jep disa shpjegime ti se ku i ke fituar dhe me këtë variant nuk u bë kurrë veting sepse u bë një gabim që në fillim kur u tha se kush do të largohet nuk do u bëhet asnjë hetim pasuror dhe ata që e ndjenë veten se kishin një pasuri të pajustifikueshme u larguan pa ju bërë fare hetim, pra politika vendosi.

Lidhur me SPAK dhe ajo që më shqetëson mua dhe vetë Dumanin është mandati i prokurorëve të SPAK që dhe për pak kohë të gjithë do largohen, mendoj se në 2026 të gjithë ata që kanë bërë gjithçka që është bërë deri tani nuk kanë një mandat. Dumani për këtë është duke e kërkuar një tjetër mandat.  

Për të zgjedhur këta prokurorë në SPAK na u deshën 4 vjet po këta 14 të tjerët si do ti gjejmë, dhe kjo e bënë të rishikohet kontrata e tyre, duhet shtyrë mandati i prokurorëve të spak.

Shqetësimi më i madh i prokurorëve të SPAK nuk është presioni i politikës ndaj tyre, por përfundimi i mandatit të tyre si prokurorë specialë. Jepja në ligj dhe mundësinë e një mandati tjetër dhe pastaj ta marri kush e meriton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy