SpaceX lëshon 60 satelitë në Orbitë për internet global

SpaceX lëshon 60 satelitë në Orbitë për internet global

SpaceX ka lëshuar 60 satelitë të tjerë Starlink në vazhdën e projektit të satelitëve të vegjël për internetin global.

Ky projekt ka shqetësuar astronomët në të gjithë botën për shkak se shkëlqimi i tyre mund të ndërhyjë në vëzhgimet astronomike.

713 janë në orbitë, nga 1,440 që pritet të fillojnë të ofrojnë shërbimet e para të Internetit.

Satelitët u nisën nga baza e Forcave Ajrore të SHBA në Kepin Canaveral me një raketë Falcon 9, e cila pasi mbaroi punën e saj u ul në platformën robotike në Oqeanin Atlantik pranë Karolinës së Jugut.

Ky ishte misioni i dymbëdhjetë për të sjellë satelitët Starlink në orbitë, duke filluar në maj të vitit 2019. Konstelacioni tashmë është në fazën e provës dhe shërbimet e para në internet, sipas Jonathan Hofeller, nënkryetar i Starlink, priten sa më shpejt që me pjesën e parë të 1,440 satelitëve.

Por për mbulimin global, i cili përfshin zonat më të largëta që nuk arrihen me brez të gjerë kabllor, kompania e Elon Musk planifikon të lëshojë një plejadë prej 12,000 satelitësh.

Megjithatë, që nga lëshimi i parë, astronomët kishin shprehur shqetësimin se shkëlqimi i satelitëve, sipërfaqja metalike e të cilave reflekton dritën e Diellit, mund të shqetësojë vëzhgimet astronomike. Tani në një konferencë virtuale të organizuar nga NOIRLab, Qendra Kombëtare Amerikane për Astronominë, mbi 250 ekspertë, përfshirë astronomë nga Observatori i Evropës Jugore (ESO), kanë diskutuar ndikimet e konstelacioneve satelitore në astronomi me inxhinierë dhe operatorë satelitorë.

Ekspertët arritën në përfundimin se konstelacionet e mëdha të satelitëve në orbitën e ulët të Tokës mund të ndikojnë në pamjen e qiellit të natës, me ndikime negative për vëzhgimet astronomike nga Toka. Për të zbutur dëmtimin e astronomisë, sipas ekspertëve, satelitët duhet të vendosen në lartësi nën 600 kilometra, sepse në lartësi më të mëdha ato ndriçohen gjatë gjithë natës gjatë verës dhe për pjesën më të madhe të natës në stinët e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy