Sejamini: Përhapja e krimit në përmasa të mëdha, paratë që pastrohen në një vit kapin shifrën e 1 mld euro

Sejamini: Përhapja e krimit në përmasa të mëdha, paratë që pastrohen në një vit kapin shifrën e 1 mld euro

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se në Shqipëri mungon një analizë e mirëfilltë për krimin e organizuar shqiptar.

Ai tha se mund të themi se sot pa frikë paratë që pastrohen në një vit mund të kapin shifrën 1 mld euro, ndërsa përmendi si një tregues të rëndësishëm ndërtimet.

Sipas tij, krimi është kudo i kudo ndodhur, por problemi mbetet fakti që se dimë se sa ka depërtuar krimi te ekonomia e ligjshme dhe se sa para shkojnë te bizneset e ndershme.

Nuk kemi studime për krimin shqiptar sepse mungojnë analizat, janë bërë disa të shkëputura të hershme, por ne s’kemi një analizë të mirëfilltë të krimit të organizuar shqiptar. Më e afërta është ajo e prokurorit që japin disa shifra të përgjithshme. Sado të flasim për krimin mund të flasim se si e perceptojmë.

Para 3 vitesh një grup gazetarësh bëri një vlerësim dhe tha se mesatarisht në Shqipëri pastrohen 650 mln euro produkte të krimit që pastrohen në ekonominë shqiptare në një vit, pra mund të themi se sot pa frikë paratë që pastrohen në një vit mund të kapin shifrën 1 mld euro.

Tani nëse flasim për këto shifra kuptoje vetë se çfarë përmasash krimi ka këtu. Po të shohësh strukturën ekonomike të Shqipërisë kupton se ajo nuk është një strukturë ekonomike e shëndetshme. Kemi ndërtimin që kullat e larta në qendër të Tiranës kapin shifra marramendëse për tu ndërtuar dhe mendo pastaj se sa ndërtime bëhen në të gjithë Shqipërinë dhe ky është një tregues se si po futet gjithë kjo para e madhe. Po të shohësh ekonominë e luksit kupton se kemi krimin të përhapur.

Por gjithsesi lojërat e fatit dhe kazinotë janë pjesë e çdo ekonomie problemi është se çfarë mase zënë ato sot. 1 mld euro u bie 5% e ekonomisë shqiptare, pra përmasat e këtij sektori janë të pazakonta. Krimi është kudo i kudo ndodhur por ne se dimë se sa ka depërtuar krimi te ekonomia e ligjshme. Ne nuk e dimë se sa para shkojnë te bizneset e ndershme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy