Mbeten dhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, që do të zhvillohet sot në Elbasan Arena kundër Serbisë. Qyteti i Elbasanit po përjeton një atmosferë të ndezur me një numër rekord vizitorësh. Ndërkaq, masat e sigurisë janë shumë të rrepta përveç të tjerash është e vështirë edhe të lidhesh me telefon. Për të gjitha këto na raporton nëpërmjet linjës telefonike, i dërguari ynë ne Elbasan Arena, Fatjon Baze.



