Zhabina: Drejtuesi i ri i BKH-së do vijë nga radhët e këtij institucioni (VIDEO)

Zhabina: Drejtuesi i ri i BKH-së do vijë nga radhët e këtij institucioni (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina mendon që drejtuesi i ri i BKH-së do të vijë nga radhët e këtij institucioni, ku dy kandidatët më të mundshëm për t’u zgjedhur janë Joni Keta dhe Elton Kërluku. Duke folur në MCN Live gazetari tha që pyetja e madhe është nëse një oficer i BKH-së mund të hetojë, apo të referojë, nëse dyshon se një prokuror i SPAK-ut po kryen një vepër të caktuar penale. 

“Gara për drejtuesin e BKH-së është garë shumë e rëndësishme, që përcakton vazhdimësinë e drejtimit të këtij institucioni. Në bazë të informacioneve që unë kam deri më tani drejtimin e BKH-së se ka përcaktuar SPAK. Hajanaj s’ka qenë e bekuara e drejtuesve të SPAK. Këtë e tregon konflikti që ajo ka pasur me Krajën, një marrëdhënie që ka vazhduar me Dumanin. Me konfirmimin e 7 kandidaturave, është marrë rruga që do ketë drejtimi i BKH-së. Për mendimin tim drejtuesi i ri do jetë një emër që do vijë nga BKH-së. Dy janë ata që vijnë nga BKH, Joni Keta dhe Elton Kërluku. 

Problemi më i madh në përplasjen mes SPAK dhe BKH-së është që ligji mund të lexohet ndryshe nga të dyja palët. Kjo mund të zgjidhet vetëm me një rregullim ligjor. BKH është shumë e rëndësishme për SPAK, që ta ketë në dorë për të drejtuar hetimet, siç i sheh një prokuror. S’e di a mund të zgjidhe me emërimin e një drejtuesi që do vijë nga radhët e BKH. Kam një pyetje të madhe që çfarë do të ndodhë, a mundet që një oficer i BKH-së të kryejë veprime hetimore, apo të referojë, për një prokuror të SPAK-ut, nëse dyshon që po kryen një vepër X”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy