Krisafi: Izraeli nuk dëgjon ndërkombëtarët, synon objektivat ushtarake të armikut pavarësisht pasojave (VIDEO)

Krisafi: Izraeli nuk dëgjon ndërkombëtarët, synon objektivat ushtarake të armikut pavarësisht pasojave (VIDEO)

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi thotë se Izraeli vazhdon fushatën në Liban dhe bombardon Bejrutin, ku ndodhen disa baza kryesore të Hezbollahut.

Nga studio e MCN Live, Krisafi deklaroi se Izraeli po mundohet të eliminojë krerët drejtues.

Sipas tij, Izraeli mendon se objektivi ushtarak mendohet si rrezik për Izraelin dhe doktrina ushtarake e tij është që ta frikësojë aq shumë armikun, sa të mos i shkojë ndërmend të sulmojë.

Bombardimet nga ajri të Izraelit në Bejrut vazhdojnë përpara, duke synuar drejtuesit e Hezbollahut dhe Hezbollahu duket se e ka të vështirë të zëvendësojë drejtuesit, të cilët kanë qenë për 30 vjet në pozicione kyçe.

Por fatkeqësisht vriten dhe civilë. Bejruti është një qytet shumë i dendur dhe dëmet janë të pallogaritshme.

Situata humanitare nuk është keq sa në Gaza, se në Gaza është katastrofale, por edhe në Bejrut po i afrohet kësaj situate.

Në Liban 80% e popullsisë nuk ka lidhje fare me luftën dhe as me Hezbollahun.

Izraeli e di që për sa kohë ka SHBA aleatin kryesor, nuk ka rëndësi nëse i ikën Franca apo Irlanda.

Gjatë këtij viti kemi parë se Izraeli nuk dëgjon çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar, por vazhdojnë me objektivat e tyre.

Izraeli pretendon se po godet vetëm objektivat ushtarakë, por kur u vra Hasan Nasrallah, u shembën gjashtë pallate dhe dëmi ishte i imagjinueshëm.

Izraeli mendon se objektivi ushtarak mendohet si rrezik për Izraelin dhe doktrina ushtarake e tij është që ta frikësojë aq shumë armikun, sa të mos i shkojë ndërmend të sulmojë.

Izraeli është shtet bërthamor, ndaj edhe askush nuk ndërhyn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy