Stilisti i famshëm Pierre Cardin, varroset me arkivolin e dizenjuar nga vetë ai

Stilisti i famshëm Pierre Cardin, varroset me arkivolin e dizenjuar nga vetë ai

Ceremonia e varrimit të stilistit të njohur francez, Pierre Cardin, i cili u nda nga jeta të martën, në moshën 98-vjeçare, është mbajtur në Paris, në një ceremoni tërësisht private. 


Burime të afërta me familjet e Cardin, bëjnë me dije se ai është varrosur me arkivolin të cilin e kishte dizenjuar vetë.


BBC shkruan se akrkivoli i  dezenjuar nga vetë ai, ishte i zi dhe me një shpatë e cila i ngjante  një palë gërshërëve të ndërthurura me syrin e një gjilpëre, një gishtëz dhe fijeve.


Gjatë karrierës më shumë se 60-vjeçare, Cardin ka tërhequr sa përbuzje po aq edhe admirim nga disenjatorët e tjerë të modës për sensin e tij të zgjerimit të branshit. Ka lënë shenjë në pasarelat me anë të fustaneve të tija futuristike dhe prerjet gjeometrike.

Cardin, i cili ishte mentor i disenjatorëve si Jean Paul Gaultier, ishte aktiv në qarkun e modës deri në fund, duke u bërë urdhërrëfyes për disenjatorët e rinj, duke marrë pjesë në ahengje dhe duke e vizituar rregullisht zyrën e tij në Paris.


Përveç veshjeve të modës, Cardin njihej edhe për markën e parfumeve, stolive, orëve dhe stilolapsave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy