Ngërçi politik edhe në festën e Bajramit/ Myftiu Tërnava- Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prisnin nga një kurban, ndoshta ju shkon mbarë

Ngërçi politik edhe në festën e Bajramit/ Myftiu Tërnava- Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prisnin nga një kurban, ndoshta ju shkon mbarë

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam. Në Prishtinë, ceremonia kryesore e faljes së namazit të Bajramit u zhvillua në Xhaminë e Madhe, ku morën pjesë qindra besimtarë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë fjalës së tij përcolli mesazhe për paqe, reflektim dhe unitet, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për solidaritet dhe mëshirë ndaj njëri-tjetrit. 

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për rënien e natalitetit në Kosovë, duke bërë thirrje për mbështetje më të madhe ndaj familjeve të mëdha.

Në një ton ironik, Tërnava nuk la pa komentuar edhe krizën politike që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës, gjatë viiztës që i bëri kryeministri Albin Kurti. 

Desha t’i ftoja të gjithë deputetët e parlamentit të presin nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët.

Nga ana e tij, kryeministri Albin Kurti uroi festën dhe theksoi rëndësinë e ndihmës ndaj shtresave në nevojë.

Urime festa e Kurban Bajramit, sot dhe jo vetëm sot. Le të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë dhe ta përkujtojmë rëndësinë e sakrificës dhe solidaritetit për një shoqëri të drejtë dhe të mirë.

Edhe liderë të tjerë politikë kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës, duke dhënë mesazhe për paqe, mirëkuptim dhe bashkëjetesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy