Drejtoresha e COD në Kryeministri, Qendrës për Dialog dhe Komunikim, Falma Fshazi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e rëndësishme që ka mbajtur prej vitit 2013.
Lajmin e ka bërë publik vetë Fshazi përmes disa postimeve në rrjetin social “Twitter”, ku shkruan:
“Ka qene një ëndërr që gati askush si besonte, nje pune e pafund, pa pushim real as në maternitet.
“Por duhet nje pike a presje per çdo gje gjithsesi, e njeren nga keto e vura sot si drejtor i pergjithshem i COD”.
“Per çdo gje ju lutem vijoni me ekipin!”.
Nuk ka ende një motivacion për largimin e saj nga Kryeministria, por znj. Fshazi ka qenë ndër emërimet e para të Kryeministrit Rama në mandatin e parë qeverisës.




