“Urbani”/ Mema: Shpresojmë të nisë sa më shpejt zbatimi për linjën e re të transportit të gjelbër, përfituesit e vetëm qytetarët (VIDEO)

“Urbani”/ Mema: Shpresojmë të nisë sa më shpejt zbatimi për linjën e re të transportit të gjelbër, përfituesit e vetëm qytetarët (VIDEO)

Kreu i shoqatës së transportit urban Dashnor Memaj në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me projektin e ri të linjës së re të transportit të gjelbër.

Ai tha se shpreson që projekti të fillojë sa më shpejtë nga zbatimi ndërsa theksoi se tri linjat e para që përfitojnë nga ky projekt janë kombinat-kinostudio, Unaza dhe Tirana e Re.

Sipas tij do kemi aplikacione se për sa minuta vjen urbani, stacione të ndërmjetme si dhe korsi të dedikuara nga të cilat përfituesit e vetëm do të jenë qytetarët.

Ka një numër të lartë përdoruesish të transportit urban dhe nevoja për ta përmirësuar është e madhe. Për të krijuar një transport efecientë dhe cilësor jemi në fazën e premtimeve natyrisht, korsitë e dedikuara janë të nevojshme sepse do të rrisë dhe shpejtësinë e autobuzave dhe do të shkurtojë kohën e qytetarëve për të arritur në punë.

Shpresojmë që faza e parë infrastruktura, ndërtimi i stacioneve të ndërmjetme të nisë sa më parë nga zbatimi që qytetarët ta kenë më të aksesueshëm transportin publik dhe të bëhet diçka më e mirë për qytetarët e Tiranës por dhe për turistët që ta kenë më të lehtë gjetjen e stacioneve.

Duke qenë se transporti publik tek ne ka kosto shumë të vogël krahasuar me vendet nga ata vijnë duhet ti ofrojmë dhe cilësi. Faza e parë është ndërtimi i korsive të dedikuara dhe pastaj të ndërtohen stacionet e  ndërmjetme.

Linjat që do përfitojnë janë linjat të cilat lejojnë dhe infrastruktura për të tilla ndërhyrje dhe të parat janë  Kombinat- Kinostudio, Unaza dhe Tirana e re që kanë mundësi për ndërtimin e linjave të dedikuara dhe ndërtimin e stacioneve të ndërmjetme dhe përfituesit e vetëm janë qytetarët.

Natyrisht duhet nxitje dhe për linjat e tjera por fillimisht duhet parë se si do ecë ky projekt në këto tre linja dhe pastaj të vijojë me linjat e tjera sepse transporti publik është mjaft i rëndësishëm pasi përdoret nga të gjithë qytetarët.

Këtë herë dhe besoj dhe shpresoj se është seriozisht ka dalë projekti dhe në dijeninë tonë është hapur dhe tenderimi dhe në momentin që do vazhdojnë punimet që duhet bërë sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse i vjen në ndihmë qytetarëve, infrastrukturës si dhe reduktimit të trafikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy