
Gjermania luan një rol aktiv në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kjo rrit përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov duke komentuar furnizimin me tanke Leopard.
Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes në Francë, Sebastien Lecornu, në një intervistë për 'Le Figaro' tha se Parisi do të dyfishojë numrin e predhave 155 mm të furnizuara në Ukrainë.
Parisi do të dorëzojë pajisjet tokësore të nevojshme për kundërsulmin kundër Ukrainës. Ne po dyfishojmë kështu furnizimin e predhave 155 mm për ta sjellë atë në 2000 në muaj, duke filluar nga fundi i marsit.



