Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në SPAK.

Më herët në Prokurorinë e Posaçme ka hyrë deputetja Monika Kryemadhi, në zbatim të masës "detyrim paraqitje".
Kjo e fundit në një prononcim të shkurtët për mediat, në dalje tha: “Nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë”.
Ndërsa e ëma e Kryemadhit nuk ka preferuar të prononcohet për gazetarët, duke mos u përgjigjur pyetjeve të tyre.
Më 17 dhjetor Apeli i GJKKO-së prishi pjesërisht vendimin e GJKKO duke i hequr sekuestron e vilës së nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.
Ndërkaq, u la në fuqi vendimi për sekuestron e vilës së Monika Kryemadhit.



