Ilaçi për stomakun që shkakton kancer, kompania kompenson pacientët

Ilaçi për stomakun që shkakton kancer, kompania kompenson pacientët

Gjigandi britanik i barnave GlaxoSmithKline (GSK) deklaroi të hënën se ka rënë dakord të zgjidhë në mënyrë konfidenciale një padi në Illinois, SHBA, e cila pretendonte se ilaçi i tij për urthin Zantac, i tërhequr tashmë nga tregu, shkaktonte kancer.

Kompania do të kompensojë 70 mijë pacientët që kërkojnë dëmshpërblim.

I miratuar për herë të parë në 1983, Zantac, i shitur në periudha të ndryshme nga GSK, Pfizer, Sanofi dhe Boehringer Ingelheim, u bë ilaçi më i shitur në botë në 1988 dhe një nga të parët që tejkaloi 1 miliard dollarë në shitje vjetore.

Kompanitë farmaceutike të cilat shitën ilaçin po përballen me mijëra padi të ngritura kundër tyre, përfshirë më shumë se 70.000 padi në Delaware.

Paditë filluan të grumbulloheshin pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së në vitin 2020 u kërkoi prodhuesve të tërhiqnin ilaçin nga tregu për shqetësimet se Ranitidina, një përbërës aktiv në ilaç, mund të shpërbëhej në një kimikat kancerogjen nëse ekspozohej ndaj nxehtësisë.

GSK nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi dhe thotë se do të mbrohet fuqishëm në çdo rast tjetër të lidhur me Zantac.

Aksionet e kompanisë janë rritur më shumë se një pikë përqindje në Londër gjatë së hënës.

Megjithatë, në fillim të qershorit, kur çështja Zantac filloi të shfaqej më qartë, aksionet ranë shumë në bursë. Sipas analistëve, afera dhe transaksionet mund të kushtojnë 3 miliardë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy