
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara përpara fjalimit të tij virtual në Kongresin Amerikan.
Ai iu drejtua anëtarëve të Kongresit, duke u thënë se Kievi është tanimë një qytet nën sulme të përditshme raketore nga ajri, por nuk dorëzohet.
“Nuk kemi menduar as për asnjë sekondë”, thotë ai. Presidenti ukrainas shprehet se vendi i tij është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe i ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet.
Rusia nuk e ka sulmuar thjesht vendin tim, thotë Presidenti Zelensky. "Ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona," vijon ai.
Ai kujton Luftën e Dytë Botërore dhe 11 shtatorin e vitit 2001, kur u sulmuan njerëz të pafajshëm. "Rusia e ka kthyer qiellin e Ukrainës në një burim vdekjeje për mijëra," i tha ai Kongresit.



