Dy raste të koronavirusit janë regjistruar në Kosovë.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Dy pacientët janë një vajzë 20-vjeçare dhe një burrë 77-vjeçar, njëri me shtetësi gjermane dhe tjetri me shtetësi të Kosovës.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, sot në Kosovë janë testuar 15 raste, dy prej të cilave kanë rezultuar pozitive.
Në këtë mënyrë, Kosova u bashkohet vendeve të Europës, ku epidemia ka hyrë dhe po përparon.



