ByteDance vendos rregulla të reja për aplikacionin TikTok

ByteDance vendos rregulla të reja për aplikacionin TikTok

ByteDance do të ndjekë rregullat e reja për eksportin e disa teknologjive të të përcaktuara nga Kina në prag të shitjes së afërt të aktiviteteve amerikane të TikTok, aplikacionit të vet me mini video.

Në një deklaratë, kompania tha se mori shënim ndryshimet në rregulloren e eksportit dhe se "kompania do t'i përmbahet në mënyrë rigoroze" udhëzimeve të reja.

Këto masa shtrënguese vijnë si nevojë për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Kinës.

TikTok përdor një algoritëm rekomandimesh që zgjedh videot për tu prezantuar përdoruesve bazuar në një numër faktorësh, nga videot që ata kanë parë më parë deri te vendndodhja e tyre gjeografike.

Ndërkohë, aplikacioni gjithashtu zgjerohet në Australi, duke reklamuar mbi 20 oferta punësimi me kohë të plotë për të ndihmuar zhvillimin dhe promovimin e përmbajtjes Australiane. Platforma tashmë ka zyra që veprojnë në Azi, Amerikë dhe Evropë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy