Zëdhënësi i qeverisë Kurti, Klisman Kadiu në një lidhje skype me studion e lajmeve ën MCN TV deklaroi se sulmi terrorist serb i ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Kosovës kërkon një qëndrim më të fortë nga ana e ndërkombëtarëve. Ai tha se pas kësaj ajo që ne kërkojmë janë dhe që masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen, ndërsa theksoi se policia kosovare ka punuar me profesionalizëm lidhur me ngjarjen.
Që nga akti agresionit të 24 shtatorit i organizuar nga Serbia nuk kemi një situatë të njëjtë me atë që ka qenë më përpara. Masat e imponuara nga Kosova kanë qenë të padrejta, por pas asaj ngjarje duhen sanksione më të forta ndaj Serbisë. E përshëndesim qëndrimin e faktorit ndërkombëtar dhe në vazhdimësi kemi kërkuar sanksione ndaj Serbisë sepse nëse kalon pa u sanksionuar Serbia mund ta përsërisë.
Është përfolur përgatitur një pako e parë, por presim nga BE çfarë do vendoset, kjo është përtej vendimmarrjes sonë, por për ne më e rëndësishme është heqja e sanksioneve kundrejt Kosovës të vendosura padrejtësisht. Ne në fakt që nga marrëveshja e 10 korrikut kemi pritur në vazhdimësi që këto masa të hiqeshin por me ngjarjen e ndodhur së fundmi thirrja jonë është që të hiqen sa më shpejt.
I pyetur nëse po hetojnë rolin e Kishës në atë qe ndodhi, Kadiu tha se tashmë ajo që dinë është që akti agresionit i 24 shtatorit ka pasur shtrirje të gjerë nga Serbia dhe kjo është e faktuar dhe me video dhe foto.
Kemi parë dhe kemi gjetur dëshmi për përdorim të armëve dhe vetura nga ministria e mbrojtës të Serbisë. Pra ka pasur një përfshirje të gjerë. Për mua këtu kanë qenë dy skenarë në lojë, i pari ka qenë njëfarë aneksimi i veriut dhe një sulm ndaj Kosovës dhe në momentin që ajo dështoi ishte plani që ato të tërhiqen në manastir dhe nga aty të tërhiqnin policinë e Kosovës dhe të kishte jetë të humbura duke ja atribuuar këtë Kosovës, por policia e Kosovës është sjellë me profesionalizëm.
Ndërsa sa i përket përfshirjes direkte nga manastiri duhen parë dhe hetimet që vazhdojnë, por ajo që mund të themi tani për tani është se ka përfshirje të institucioneve të sigurisë së Serbisë në organizmin dhe mbështetjen e këtij akti terrorist.



