Deri në mesditën e ditës së shtunë do të mbizotërojnë vranësirat mesatare dhe të dendura në veri e veriperëndim.
Më tej në vend do të hyjnë në qarkullim masat e qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me diell kryesisht ditën e diel.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak për ditën e fundit të vitit 2022 dhe të parën e 2023-it, njofton se të pranishme do të jenë mjegulla e mjegullina në lugina.
Era do të fryjë juglindje e verilindje e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi i forcës 1 deri 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në figurë.



