Dita nis me vranësira, parashikimi i motit për sot

Dita nis me vranësira, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por sipas meteoalb pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi.

Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Verilindja dhe juglindja e kontinentit Europian do të paraqitet me vranësira, rrebeshe shiu dhe herë pas here stuhi ere e breshëri. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Ishujt Britanikë, Europën Qendrore dhe atë Jugperëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy