Rama kryebashkiakëve për ujësjellësit: 79% humbje, ne rrisim investimet ju humbjet (VIDEO)

Rama kryebashkiakëve për ujësjellësit: 79% humbje, ne rrisim investimet ju humbjet (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësues të pushtetit lokal dhe partnerët që kanë shoqëruar këtë proces të investimeve, tha sot se duhet të riorganizohet me themel sistemi i ujësjellës- kanalizimeve në çdo bashki. Këtë “e ka për detyrë çdo bashki”, ka thënë Rama.

Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakëve të vendit teksa theksoi se ujësjellësit në të gjithë Shqipërinë janë një piramidë që gllabërojnë para.

Rama “shënjestroi bashkinë e Vlorës dhe të Kavajës teksa i cilësoi si piramida që gllabërojnë para.

“Hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët që janë kredi që duhen paguar. Shuma qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion me këto 2 burime janë praktikisht 1.2 miliard euro. A jeni ju në dijeni të performacësh se ujësjellës-kanalizime në bashkitë tuaja, të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë për qytetarët. Ju i keni parë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti juaj për këtë? Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet.

Po marr kampionin, bashkinë e Vlorës, mbi 78.9% humbje. Një kompani e falimentuar si një fabrikë që merr para nga shteti dhe si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe nuk është një mall që trajtohet si mall tjetër, kur vjen puna te domosdoshmëria për ta pasur ujin në familje. Si mund të vazhdojë kjo histori kështu? Bashkia Kavajë bën vetëm 31% arkëtim. Ka dhe këtu diferenca, por edhe më të mirët janë në raport jo shumë të favorshëm. Këtu ka keq-qeverisje. Këtu abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet, nuk e bëjnë familjarët. Abuzimin më të madh e bëjnë ata që kanë më shumë, jo ata që kanë më pak. Se nuk iu vjen e keqja ujësjellësve nga ata që janë në nevojë.”, tha Rama.

Rama paralajmëroi “furtunë” në sektorin e Ujësjellës Kanalizime në të gjitha bashkitë. Ai tha se do të bëhet një skanim i të gjitha burimeve njerëzore të të gjitha ujësjellësve.

“Do e ndryshojmë kursin e kësaj historie duke iu lutur të gjithë donatorëve që të përfshihen në këtë proces. Do të bëjmë një skanim të të gjitha burimeve njerëzore të të gjitha ujësjellësve. Çfarë profile, çfarë kapacitete menaxheriale kanë shefat e Ujësjellësit nëpër Shqipëri, sa janë në profilin e tyre punonjësit e e Ujësjellësve. Sugjerimi im për të gjithë ju do të ishte të merrnit masat vetë para se këto pasqyra të tregojnë gjëra që të mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare. Duhet proces rekrutimi serioz për këto ndërmarrje”, u shpreh Rama.

Kurse ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë këtij takimi ka deklaruar se performanca ujësjellës-kanalizimeve “mbetet e dobët”.

Ajo tha se ka një keqmenaxhim nga kryetarët e Bashkive të 12 qarqeve, ndërsa 50% e ujësjellësve arkëtojnë më pak se 70%.

Sipas Ballukut,  39% e ujësjellës furnizojmë më pas se 20 orë në ditë, madje “kanë edhe humbje”, kurse “42% e ndërmarrjeve kanë më pak se 5 mijë klientë”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy