Franca do të lehtësojë rregullat e udhëtimit me Britaninë e Madhe

Franca do të lehtësojë rregullat e udhëtimit me Britaninë e Madhe

Franca do të lehtësojë masat anti-Covid për ata që udhëtojnë nga Britania e Madhe. Nisur nga e premtja personat e vaksinuar që udhëtojnë në Francë nuk do të kenë nevojë të karantinohen kur të mbërrijnë. Ndërsa personat e pa imunizuar do të izolohen 10 ditë pas mbërritjes në këtë vend dhe të tregojnë arsyet e udhëtimit.

Megjithatë, një test negativ i marrë 24 orë para largimit nga Britania e Madhe do të jetë i nevojshëm. Franca shtrëngoi kufizimet e saj në fillim të këtij muaji, duke e bërë të detyrueshme punën në distancë për ata që munden dhe mbylljen e klubeve të natës.

Të enjten, senati francez miratoi një projektligj të shumë diskutuar, i cili kërkon që njerëzit të jenë plotësisht të vaksinuar për të patur akses në shumë aktivitete të përditshme.

Përballë rritjes së numrit të infektimeve me covid-19 , qeveria e Parisit dëshiron të mbajë nën kontroll krizën shëndetësore. Sipas të dhënave të tanishme vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 368, 817 raste të reja dhe 341 humbje jete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy