U procedua për tubim të paligjshëm, Voltana Ademi: Policia nuk veproi, u hakmorr ndaj nesh

U procedua për tubim të paligjshëm, Voltana Ademi: Policia nuk veproi, u hakmorr ndaj nesh

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një komunikim për mediat foli për protestën e zhvilluar ditën e djeshme në qytet për vrasjen e Klodian Rashës. Për këtë protestë pati të proceduar, mes tyre edhe vetë kryetarja e Bashkisë. Ajo theksoi se detyra e Policisë së Shtetit është të mbrojë qytetarët.

Ademi u shpreh gjatë fjalës së saj se mosndërhyrja nga uniformat blu është një “hakmarrje”, ndërsa shtoi se: “Do t’ju bëj më dije kamerat e qytetit të Shkodrës, do të jenë dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit për mosveprim”.

“Çdo anatemim që bëhet në adresën time dhe qytetarëve është e padenjë për një shtet policor ushtarak. Detyra e Policisë së Shtetit është të na mbrojë. Fakti që nuk ndërhyhet është një hakmarrje ndaj kryetarit të Bashkisë, kjo është bërë edhe më parë, por mua nuk më tremb. Në asnjë rast, Bashkia Shkodër vepron vetëm duke respektuar rregullat. Unë do t’ju bëj më dije kamerat e qytetit të Shkodrës, do të jenë dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit për mosveprim. Askush nuk duhet të guxojë që ngjarjet e rënda t’i marrin si qasje politike. Sot, jam e lumtur që njerëzit reagojnë. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr protestë, PD kur organizon protesta, kemi qenë dhe jemi korrekt, edhe në kohët më të errëta Shkodra ka reaguar me qytetari”, tha Ademi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy