Skandali i Onkologjikut/ Lala: Një pacienteje pas operimit në klinikën private iu dha fletëdalja me vulën e QSUT. Në rast vdekjeje, përgjegjësia t’i faturohej shtetit

Skandali i Onkologjikut/ Lala: Një pacienteje pas operimit në klinikën private iu dha fletëdalja me vulën e QSUT. Në rast vdekjeje, përgjegjësia t’i faturohej shtetit

Skandali i zbuluar te Onkologjiku ka tronditur opinionin publik, ndërsa mjekët tashmë Edmond Gashi, Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Emiljano Lela (kordinatori) përballen me drejtësinë, edhe pse nuk pranojnë akuzat.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gazetarja Klodiana Lala, tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv, se në njërin nga rastet e dëshmuara, është për tu tronditur fakti se një pacienteje me tumor nga Burreli, e operuar në klinikën e Gashit, iu dha fletëdalja si e operuar në QSUT, kjo për ti iku përgjegjësisë në rast vdekje të mundshme.

Aty mjekët u thonin se ka problematika sa i takon kimioterapisë dhe i drejtonin në zonën e Astirit.

Në momentin që pacientët shkonin atje bënin ndërhyrjet dhe paguanin shifra nga 2500-2700 € dhe më pas tarifa të tjera sa i përket kimioterapisë.

Këtu është një dëshmi e një burri që ka sjell të ëmën nga Burreli, ajo është vizituar në spitalin e Burrelit  dhe në momentin që e ka kontaktuar dr.Gashi, ai e ka orientuar në klinikën e tij dhe në momentin që është bërë ndërhyrja, djali i zonjës thotë se në momentin që doli biopsia ata më kërkuan që të bëja kimioterapinë por mu duk e paarsyeshme kur u thashë mjekut ai u ngrys në fytyrë. Kur u bë fletëdalja e zonjës, ajo u bë me vulën dhe logon e QSUT.

Dhe kjo sipas Prokurorisë, nëse do ndërronte jetë, klinika të mos mbante përgjegjësi, por ti faturoj QSUT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy