Deputeti Genc Pollo ka reaguar sot pas publikimit të lajmit se një numër i madh protestuesish janë helmuar dje gjatë mitingut të PD-së, duke shfaqur simptoma të diegies së syve, skuqejs dhe acarimit të lëkurës, përfshirë edhe vetë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Pollo shprehet se ky është një akt o rëndë dhe kërkon zbardhjen e tij.
“Akt i rëndë, duket i qëllimshëm. Shpresoj hetim i shpejtë, zbardhje e qartë e fajtorë në pranga e para drejtësisë”, është shprehur Pollo.
Ndërkohë, policia e kryeqytetit ka nisur një hetim të gjerë në lidhje me këtë rast.
Policia ka bllokuar bulevardin dhe po kryhen hetime nga agjentet e antiterrorit dhe njesia e armëve kimike në vend.



