Teksa sot në orën 12:00 është protesta e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështetës të Partisë Demokratike dhe jo vetëm, nga rrethet i bashkohen tubimit.
Lezha
Demokratët e Lezhës i janë bashkuar thirrjes së opozitës për protestë, kundër qeverisë. Me mjete personale si dhe fugona e autobus të vendosur në dispozicion nga dega e PD nisja u bë në mënyrë të organizuar nga disa pika të qytetit dhe njësive administrative. Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj dhe kandidati për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni thonë se do jenë qytetarët ata që do vendosin mbi vijueshmërinë e protestës.
Elbasan
Rreth 2200 protestues nga Elbasani pritet ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita këtë të shtunë. Nga 12 njësi administrative mësohet se të paktën në 9 prej tyre janë dërguar autobusë që do të transportojnë protestuesit drejt kryeqytetit. Sakaq në Elbasan mësohet se janë venë në dispozicion 4 autobuzë pasi pjesa dërrmuese e protestuesve mësohet se do të lëvizin me mjete private.
Sarandë
Nga selia e PD të Sarandës bëjnë me dije se rreth 100 është numri i demokratëve të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit, që do t’i bashkohen sot protestës të paralajmëruar që organizohet në Tiranë. Në Delvinë është rreth 50 është numri i demokratëve që janë nisur mëngjesin e së shtunës nga Delvina për të marrë pjesë së protestën e PD në orën 12.00 në Tiranë.
Durrësi
Të shumtë do të jetë qytetarët që do i bashkohen sot protestës së opozitës që prite të nisë në orën 12:00. Mësohet se rreth 2 mijë është numri i protestuesve durrsakë që do t'i bashkohen protestës së sotme në Tiranë. Shifra është konfirmuar nga dega e PD Durrës. Ndërsa, organizimi është bërë me mjete private.
Shkodra
Të paktën 3 mijë protestues nga qarku i Shkodrës pritet që t’i bashkohen tubimit sot në Tiranë të organizuar nga opozita. Mësohet se në katër pika të ndryshme të qytetit është bërë nisja drejt Tiranës. Po ashtu, ka pasur dhe organizimeve dhe në disa njësi administrative.



