
Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se shkak i vdekjes së artistit ka qenë një arrest kardiak.
Këngëtari i rrymës Pop lindi më 1 maj 1985 në Tetovë, ku u rrit në një familje me traditë muzikore.
Kasapi do të shfaqej në botën e muzikës pas viteve 2000', ku ai ngjiti shpejt shkallët e karrierës, duke u kthyer në një idhull për të rinjtë. Disa nga këngët e tij që u kthyen në hite ishin: “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”.



