
Tregtarët e pakicës që shesin në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, kanë protestuar mëngjesin e së hënës para Bashkisë. Ata thonë se ky treg u inaugurua me bujë para zgjedhjeve, mirëpo kushtet e tij nuk janë të përshtatshme për tregtimin e mallrave ushqimorë.



