Meksi: Rama s’mund të japë dorëheqjen se vendi shkon në krizë, Berisha po bën pis historinë e '90-ës

Meksi: Rama s’mund të japë dorëheqjen se vendi shkon në krizë, Berisha po bën pis historinë e '90-ës

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka bërë një analizë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe tensionet në protestat e mbajtura në kryeqytet. 

 

Në MCN Live, Meksi ka ndarë qëndrimin e studentëve të vërtetë nga aktet e dhunës, ndërsa ka lëshuar akuza të forta ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe skenarëve që synojnë destabilizimin e vendit.

 

Ai ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e studentëve në aktet e dhunshme, duke theksuar se protestuesit radikalë nuk përfaqësojnë rininë akademike.

 

Ka dhe studentë të mërzitur. Studentët e Mjekësisë nuk dalin të shtunë dhe të dielë, po sot çfarë bojkotuan? Rama është në vështirësi, por Sali Berisha po shkatërron dhe atë që ndodhi në '90, po bën pis dhe atë histori të Shqipërisë, sepse protestuesit e dhunshëm nuk kanë asnjë lidhje me studentët. Rama s’mund të japë dorëheqjen se do shkojë vendi në krizë. Ka një jetë Berisha që do të jetë burrë shteti dhe flet duke thënë të shpërthejë çdo gjë. Berisha ta marrë Tiranën me votë, jo duke e djegur, prandaj them se Rama s’mund ta japë dorëheqjen se do na shiste të gjithë neve. Do vijë një periudhë shumë më e keqe. Ajo që do të vijë do jetë periudhë më e keqe se '97-ta.

 

Më tej Meksi i ka identifikuar grupet që fshihen pas tensioneve, duke i lidhur ato drejtpërdrejt me frikën nga drejtësia e re, ndërsa ka shprehur besim te reagimi i forcave të rendit.

 

Këta janë aktorët e krimit në Shqipëri, banda të caktuara kryesisht të humbura dhe të dëshpëruara dhe në një garë kohe me SPAK. Me dorëheqjen e Ramës nuk do të thotë se do bjerë SPAK, jo. Policia e Shtetit është në një fazë rikuperimi galopante, shumë të shpejtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy