Paralajmëron Trump: Të shtojmë dhe të zgjerojmë kapacitetet tona të armëve bërthamore

Paralajmëron Trump: Të shtojmë dhe të zgjerojmë kapacitetet tona të armëve bërthamore

‘Të shtojmë dhe të zgjerojmë kapacitetet tona të armëve bërthamore’, ka qenë kjo thirrja e Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Twitter", ka paralajmëruar se do të angazhohet maksimalisht në këtë kategori armësh.

Duke përdorur një retorike krejtësisht të kundërt nga ajo e Presidentit Obama, Trump nënvizon se SHBA duhet të forcohet edhe më tej, deri në momentin që bota të ndërgjegjësohet mbi këtë çështje.

Aktualisht SHBA mbetet vendi i dytë me më shumë armë bërthamore pas Rusisë.

Përllogaritet se në total, Uashingtoni ka nën kontroll 7.100 mbushje bërthamore, teksa Rusia numëron plot 7.300 të tilla.

E megjithatë, ekspertët shprehen se Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbeten në avantazh në këtë specter, pasi kanë sisteme shumë herë më të mira për lançimin e bombave bërthamore.

Deklarata e Donald Trump erdhi vetëm pak orë pas një proncimi të Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili theksoi se Moska do të fokusohet më shumë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy