
6 milionë euro është shuma që do të merret nga buxheti i sigurimeve shoqërore për rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë për 200 mijë shqiptarë.
Rritja e pagës minimale sipas vendimit të Këshillit të ministrave do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Eksperti fiskal, Eduart Gjokutaj tregon për MCN edhe efektet e këtij ndryshimi në buxhetin e shtetit me një vlerë prej 6 milionë eurosh.



