“Shqiptarët po pushtojnë vendin”, Princ Leka i kundërpërgjigjet gazetares: Po rrisin nivelin e shoqërisë britanike!

“Shqiptarët po pushtojnë vendin”, Princ Leka i kundërpërgjigjet gazetares: Po rrisin nivelin e shoqërisë britanike!

Në muajin gusht të këtij viti është raportuar se për 2022 në Britaninë e Madhe kanë mbërritur në mënyrë ilegale mbi 4000 shqiptarë. Gazetarja britanike e GB News, Sophie Corcoran ka cilësuar emigrimin e shqiptarëve si “pushtim”.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, Corcan shtron pyetjen se “nëse hyrja e 4000 shqiptarëve në mënyrë ilegale në Britani nuk është një pushtim, atëherë çfarë është?”

Por ky status nuk është lënë të kalohet nga Princi Leka i cili i është kthyer gazetares se mbërritja e shqiptarëve në Britani është një “përmirësim i shoqërisë”.

Ndërkohë sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman po ashtu ka reaguar ashpër ndaj azilkërkuesve. Braverman u shpreh se ajo do ta zgjidhë “pushtimin” e emigrantëve me politika të reja dhe të ashpra.

Kujtojmë se ish sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel më herët u përpoq që të lidhte një marrëveshje me qeverinë shqiptare në mënyrë që shqiptarët që shkonin në Britani do të ktheheshin sërish në vendin e tyre, por në muajin shtator u konfirmua se ky program nuk do të vihej në zbatim për shqiptarët që tashmë kishin aplikuar për azil.

Tashmë qeveria britanike është duke punuar për një marrëveshje të re me Shqipërinë për të frenuar emigrimin e shqiptarëve në Britani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy