
Prindërit e fëmijëve të kopshtit të mbyllur ‘Zubeyde Hanim’ vijojnë betejën e tyre në gjykatë në kërkim të sigurimit të padisë. Ata kanë kërkuar sot përjashtimin e gjykatëses me argumentin se ka dhënë vendime të njëanshme, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në 9 nëntor.



