Detaje të reja nga ngjarja në Durrës, 26-vjeçarja ruse ishte në proces divorci

Detaje të reja nga ngjarja në Durrës, 26-vjeçarja ruse ishte në proces divorci

Një vajzë ruse është gjetur e varur ditën e sotme, në një dhomë që kishte marrë me qira në Durrës.

Policia njofton se në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases çeke M. K., është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.

26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas korrespondentes së MCN, ka qenë pronarja e banesës që kishte marrë me qira, një shtetase çeke që ka ngritur shqetësimin, pasi nuk i përgjigjej në telefon.

Paraprakisht mësohet se e reja kishte ardhur në Shqipëri, në datën 10 nëntor.

26-vjeçarja ruse, që i dha fund jetës, duke u vetëvarur ka qenë në proçes divorci me bashkëshortin e saj.

Në banesë është gjetur një letër, që ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.

Në letër, ajo kërkonte që bashkëshorti të mos lidhej me aktin që po ndërmerrte.

E reja kishte zgjedhur Durrësin si një vend për t’u qetësuar, por duket se gjendja e saj e rënduar psikologjike nuk e lejoi të përballonte situatën, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem. Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy