Prençe: Nga nëntori i kaluar kanë humbur punën rreth 10 mijë njerëz

Prençe: Nga nëntori i kaluar kanë humbur punën rreth 10 mijë njerëz

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se nga nëntori i vitit të kaluar, 10 mijë persona kanë humbur vendin e tyre të punës dhe afro 45 biznese janë mbyllur.

Më tej Prençe theksoi se nëse vazhdohet me të njëjtin trend në muajt e ardhshëm do të jetë më e thellë % e uljes të eksporteve shqiptare.

Po të ecet me këtë trend, me rënien e kursit të këmbimit, me rritjet e kostove jetike për punonjësit, absolutisht që është ngushtimi  i tregut europian pasi shumë biznese nuk bashkëpunojmë më me shumë brand-e të huaja evropiane që janë drejtuar drejt vendeve fqinje si Serbia dhe RMV, por edhe drejt Marokut, Tunizisë dhe Egjiptit. Ky ngurtësim, kjo humbje e konkurrueshmërisë të bizneseve tona të sektori ju garantoj që në muajt e ardhshëm do të jetë më e thellë % e uljes të eksporteve shqiptare.

Unë mendoj se % e deklaruar nga INSTAT nuk është pasqyrim real. Të dhënat tonë janë akoma më të frikshme pasi po flasim për një trend në ulje në gati 10% të asaj që thuhet nga INSTAT. Kemi një trend në ulje të përmuajshme me të paktën 1.5-2% rënie të eksporteve shqiptare. Duke qenë një sektor që ka pasur me krenari 40% të eksporteve shqiptare, pra nga 100 produkte 40 produkte ishin të sektorit tonë pra të veshjeve dhe këpucëve sot gjendemi në  29%. Kemi një ulje në 11% dhe ky trend do të vazhdojë të ulet dhe kjo përkthehet që nga nëntori i vitit të kaluar e deri në nëntorin aktual mund të kemi një humbje me 10 mijë vende pune dhe 45 biznese të mbyllura.

Prençe tha se dëmi ekonomik i kalon 350 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy