Shqipëria është krenuar shpesh me mundjen si sport që ka marrë rezultate dhe medalje ari në kampionate botërore, europiane apo olimpiada.
Por ky sport, që sot lufton për mbijetesë, i lënë krejtësisht në harresë dhe me një buxhet minimal, mund të quhet pa frikë jetim, megjithatë krenarisht vijon të dhurojë rezultate dhe të surprizojë me arritje.
Sahit Prizreni, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Mundjes, në një intervistë për Tema TV, thotë se lidhur me këtë disiplinë sportive duhet të ndryshojë patjetër diçka, sepse këta sportistë nuk kanë nevojë vetëm për premtime, por për strategji konkrete dhe vëmendje.



