Politologu Ilir Kalemaj, protestën e 6 dhjetorit nga opozita në të njëjtën ditë kur liderët e Bashkimit Europian vijnë në Tiranë, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, e cilëson si bast të rrezikshëm për Sali Berishën.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se Sali Berisha po ndërmerr një hap të guximshëm për 6 dhjetorin, pasi ka parasysh vendimin e pritshëm të gjykatës për selinë, vulën dhe çdo gjë që lidhet me Partinë Demokratike zyrtare.
Sipas tij, Berisha kërkon të tregojë epërsinë numerike, pasi është dhe vëmendja e mediave të huaja që do shoqërojnë samitin.
Ka risqet e saj, për faktin se këto vende kanë protokollet e sigurisë dhe mund të shkaktohet përplasje e paevitueshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Rrugët do bllokohen dhe për këtë arsye, Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të vetë të vijnë një ditë para. Është montimi i podiumit, kush do jenë mesazhet që do jepen...
Nëse do ketë pjesëmarrje të ulët, do jetë mbështetje në rrudhje për zotin Berisha. Është një bast i rrezikshëm se mbart këto eksese.
Nuk besoj se zoti Berisha e bën që ti bëjë presion Bashkimit Europian që të mos e shpallin non grata, siç thotë Balla, se në të kundërt do bënte të kundërtën e kësaj që bën.
Organi më i rëndësishëm i BE, është Këshilli i Ministrave, që përfaqësojnë vendet sovrane dhe Budapesti nuk mund të ketë të njëjtën linjë me Varshavën, këto janë interpretime të mazhorancës.
Ka vetëm një vend kandidat që ka hapur negociatat dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ky është Serbia.
Mbajtja e samitit në Tiranë, është karton i verdhë për Serbinë, është simbolikë e madh që bëhet në Tiranë.
Në vend ta kapitalizojmë politikisht, bëjmë të kundërtën.
Axhenda e samitit të 6 dhjetorit ka në fokus Rusinë, Ukrainën, sigurinë për vendet e BE, migracionin dhe ndryshimet klimatike që nuk është çështje periferike se është një nga çështjet kryesore të BE.
Nuk duhet të ketë axhenda konkurruese paralele që të marrin vëmendjen. Mos të ketë eksese.
Kalemaj shtoi se 6 dhjetori është risk i kalkuluar mirë nga Sali Berisha, pasi nëse gjithçka shkon mirë me numrat dhe është protestë paqësore, do marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Nuk ka çfarë humbet, është lëvizje mjaft e kalkuluar nga ana e tij.
Madje i vendosi para faktit të kryer dhe aleatët, që nuk i kishte njoftuar fare për protestën aleatët, ose janë detyruar t’i bashkëngjiten politikisht.
Besoj se Berisha është konsultuar dhe me zotin Meta, pas vendimit që ka marrë personalisht.



