Situatat dhe zhvillimet në skenën rajonale e ndërkombëtare mund ta rikthejnë Serbinë në Kosovë dhe fuqinë e saj në Ballkan. Kështu mendon publicisti Hysamedin Ferraj, i ftuar në studion e emisionit Zululand.
Ferraj thotë se kauza e Albin Kurtit jo vetëm është e drejtë, por ai është bërë pengesë për rikthimin e Serbisë në Kosovë. Sipas tij në Kosovë ka një qasje të fortë proserbe, pengesë e së cilës është Albin Kurti.
Në diskutimin në studion e Zululand, Mustafa Nano u fokusuar tek teza e bashkimit kombëtar, e ligjëruar disa herë nga ALbin Kurti, madje edhe në manifestimin e 28 nëntorit, ditën kur u arrestua.
Ferraj tha se bashkimi kombëtar nuk pengohet dhe as është kush i fuqive të mëdha, por vullnet i munguar i vet shqiptarëve. “Kur fuqitë e mëdha kanë parë vullnetin tonë të vendosur nuk na kanë ndalaur për gjë”, ushpreh publicist i njohur.
Mustafa Nano pyeti Ferraj nëse kjo tezë hapte oreksin e të tjerëvë, por Hysamedin Ferraj tha se shqiptarët nuk duhet të sakrifikojnë vazhdimisht veten që popujt e tjerë të jenë të lumtur. A hap bashkimi kombëtar kutinë e Pandorës? ,- pyeti M. Nano. –Kjo kuti ka qenë gjithmonë e hapur, s’mund ta mbyllim për shqiptarët –tha Ferraj, duke shtuar se shtetet nacionale janë më të fuqishme.



