Lleshaj takon forcat e FRONTEX në Kakavijë/ Të ndalohet emigracioni i paligjshëm

Lleshaj takon forcat e FRONTEX në Kakavijë/ Të ndalohet emigracioni i paligjshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me forcat e FRONTEX, të cilat operojnë prej 5 muajsh në kufirin tokësor me Greqinë.

Ministri tha se përfitimi i Policisë së Shtetit nga bashkëpunimi me forcën e kontrollit të kufirit të jashtëm të BE-së është shumë i gjerë. “Që prej majit të këtij viti ka filluar në terren operacioni i përbashkët mes FRONTEX dhe Policisë Shqiptare, i cili synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë, me synimin e parandalimit, pengimit, kontrollit të migracionit të paligjshëm, i cili kalon përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera. Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishëm, së pari për të penguar migracionin e paligjshëm, e dyta dhe ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, ka të bëjë me faktin që prej këtij operacioni ne synojmë të përfitojmë eksperiencë, të përfitojmë kontakte, të përfitojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policive të tjera, pjesë e FRONTEX”-, u shpreh ministri i Brendshëm.

Vetëm në 5 muaj në Shqipëri janë ndaluar mbi 1300 klandestinë, të cilët tentuan të kalonin përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE. Madje për shkak të numrit të lartë, në kufi me Greqinë u ngrit dhe një qendër e posaçme pritjeje.

FRONTEX është i vendosur në 2 Pika të Kalimit, në Kapshticë dhe Kakavijë, me oficerë nga Gjermania, Çekia, Lituania, Sllovenia, Estonia, Hungaria, Finlanda etj. Ata monitorojnë me trupa operacionale brezin e gjelbër, së bashku me Policinë Shqiptare, si dhe bashkëveprojnë për goditjen e trafiqeve dhe rritur sigurinë kufitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy