“Alarm ulja e moshës së nxënësve që konsumojnë drogë”, Karamuço: Shumë i dëmshëm kanabisi sintetik (VIDEO)

“Alarm ulja e moshës së nxënësve që konsumojnë drogë”, Karamuço: Shumë i dëmshëm kanabisi sintetik (VIDEO)

Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço duke folur në MCN Live e konsideroi si alarmante uljen e moshës të adoleshentëve që janë përdorues droge. Ai vuri në dukje nxënësit e shkollave e nisin me cigaret elektronike, dhe mandej provojnë drogëra të tjera, mes të cilave veçoi si të shumë të dëmshëm kanabisin sintetik.  

Duhej bërë një plan para fillimit të shkollës, plani i vetëm është policimi në komunitet, por s’është i mjaftueshëm. Që nga tërmeti, 26 nëntori, ne na ka shkuar në 45-50 për qind rritja e përdorimit. Kjo rritje mund të jetë më e madhe, por e matim vetëm nga spitalet, sa na mbërrijnë aty deri në overdozë, në situata kritike për jetën dhe shëndetin. Është ulur mosha e përdorimit në 11-12 vjeç. E fillojnë me ato cigaret elektronike. U janë gjendur fëmijëve nëpër çantat e shkollës si formë USB-je. Janë shumv të dëmshme. Shumica e tyre përmbajnë nikotinë në nivele të dëmshme. Kjo u sjell të përdorin kanabis, pastaj sintetiket në një party apo organizim të ndryshëm. GBL-ja është e fundit, ku ti mund të mos e kesh fare mëndjen dhe ai ta hedh si bustinë në pije, dhe ti pëson një  high dhe hangover-i pastaj është shumë i rrezikshëm. Moshat kritike janë 13-14 vjeç. Pastaj kalon te drogat e forta, kokaina, drogat e luksit. Disa shkolla ku janë elitat, kanë filluar ta provojnë kokainën. Është ulur çmimi. Kjo do të thotë që ka sasi të madhe tregu, ka ofertë. 1 gramë është 80, ndërkohë që ka qenë 150. Fëmijët tanë po gënjhen edhe për një gjë tjetër, përdorin lëngë që përngjan me kanabis sativën por është lëndë sintetike. Alarmi më i madh është që është ulur mosha në 13-15. Ka edhe efektin e llogarive në rrjetet sociale. Nëse nuk i provon bullizohen, futen në një cikël të madh”.

Një ditë më parë Karamuço deklaroi se një kryebashkiak në Jug të vendit është përdorues droge. Ai tha se sinjalet kanë ardhur nga një sondazh që pa prekur administratën, duke shtuar se kryetarët e bashkisë që do vijnë duhet të testohen edhe për testin e drogës.

Lidhur me dy shpërthimet e fundit me tritol në vend, Karamuço i konsideroi ato si paralajmërime. Ai shtoi se ka gjendje të eksplozivit në treg, duke shtuar se ai shpesh përdoret për shantazh dhe gjobvënie.

Këto bëjnë një cikël, një herë në muaj na ndodhin. Ajo që kemi thënë në lidhje me një arsenal të madh, i cili nuk është vetëm i paligjshëm, janë kapur së fundmi edhe në ngjarjen e Dibrës ku u sekuestrua 1 ton eksploziv. Eksplozivi nuk ka skadencë, ka gjendje të tij në treg. Nisur nga rasti i Dibrës ne konstatojmë që ka një stok. Që përdoret për presion, shantazh. Nuk kanë qenë shpërthime që janë drejtuar ndaj individëve konkret, janë më shumë paralajmërime. 30 gram tritol në Fushë-Krujë, është pak, është më shumë paralajmërim. Të dyja janë vendosur në rrethina, nuk kanë dëmtuar ambiente të brendshme. Fakti që vendosen sasi kaq të vogla, do të thotë që janë paralajmërime. Mund të jenë vendosur edhe gjoba“.

Sa i takon parandalimit të ngjarjeve të rënda në Shqipëri, ai solli si model Izraelin që ndërmorri tre masa kryesore ndërsa përballej me sulme terroriste me eksplozivë.

Këto kohë po rrisim bashkëpunimin me Izraelin për krimet kibernetike. Izraeli para 10-12 vitesh ka pasur shumë ngjarje të rënda terroriste me eksplozivë. Tre masa u morën: Radarë anti-eksplozivë në akset kryesore. Policisë dhe një pjese të ushtrisë iu vendosën aparatura qe ne sot i kemi vetëm në aeroporte, laktuesi që të tregon që ka apo jo eksplozivë. E treta jo vetëm face recognition, por edhe njohjen e targave, që tregojnë nëse targa ose makina është e vjedhur. Edhe ngjarja e Kodrës së Diellit, ka përshkuar një aks deri në Qafë Kashar, ka qenë shumë e shpejtë lëvizja e tyre, por kamerat e kanë kapur. Ne policinë e nxjerrim natën, pa jelek anti-plumb, pa elektrikë dore”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy