Pezullimi nga detyra me vendim të GJKKO/ Lala: Kushtetuesja vendos më 2 dhjetor për çështjen e Ballukut

Pezullimi nga detyra me vendim të GJKKO/ Lala: Kushtetuesja vendos më 2 dhjetor për çështjen e Ballukut

Kolegji Penal pritet të mblidhet javën e ardhshme, në lidhje me kërkesën e Kryeministrisë sa i përket çështjes “Balluku”. 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” se Kolegji vendos më 2 dhjetor, nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim. 

Ditën e sotme, Kolegji u mblodh për të vendosur nëse do ta kalojë çështjen në mbledhjen e gjyqtarëve. Por anëtari që hyn rishtazi, duhet të marrë kërkesën jo më pak se dy ditë. Zonja Xhaferllari u caktua dje dhe kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes dhe objektin e kërkesës. Çështja do të shqyrtohet në 2 dhjetor.  

GJK tha sot që bëhet fjalë për kërkesë për pezullim në lidhje me vendimin e GJKKO, që ndalon Ballukun të ushtrojë funksionet si ministre dhe zv.kryeministre, cështja është konsideruar prioritare. 

Cfarë kërkon Rama? Së pari, kryeministri është subjekti që në mënyrë të pakushtëzuar vë në lëvizje GJK.

Zoti Rama kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, lidhur me masën ndaluese për pezullimin nga funksionet si ministre dhe zv.kryeministre. Nuk ka pretendime për ndalimin e daljes jashtë vendit. Kryeministri thotë se vendimi ka krijuar vakum institucional, pengon rrugën e Shqipërisë në BE, pasi zonja Balluku si ministre, duhet të firmosë 800 projekt-akte dhe thotë është ndërhyrje e gjykatës së posaçme në tre institucione, kryeministri, presidenti dhe Kuvendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy