Vetingu në politikë/ Basha: Pastrimi nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve

Vetingu në politikë/ Basha: Pastrimi nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku ai flet për vetingun në politikë.

Gjatë fjalës së tij, Basha thekson se pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve.

Me “llum”, Basha la të kuptohej gjithë klasën politike të 30 vjetëve të fundit. Ai e ravijëzoi se shumë politikanë kanë ndryshuar parti. Të tjerë kanë bërë lëvizje të ndryshme. Por, ajo që nuk ka ndryshuar sipas kryedemokratit, është fakti se ata e kanë përdorur politikën për t’u pasuruar paligjshmërisht.

“Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm”, shprehet Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy