
Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se shpenzimet e qytetarëve për sektorin e shëndetësisë (350 milionë euro) janë shumë të mëdha në raport me të ardhurat që ata kanë dhe se një nga arsyet kryesore ka qenë periudha e pandemisë.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Lazimi tha se në sektorin e shëndetësisë ka një informalitet shumë të lartë, dhe se është e vështirë të llogarisim kostot reale duke marrë parasysh taksën e fshehur.
Është vlerë e madhe, në raport me të ardhura që kanë qytetarët dhe së dyti kjo shifër zyrtare si çdo sektor ka informalitet të lartë dhe pagesat nën dorë. Buxheti është 500 milionë euro në sektorin e shëndetësisë.
Është vlerë e madhe, më e madhja në rajon.
Ka qenë periudha e Covid, ka qenë e justifikuar, pandemia ka rol të rëndësishëm në shpenzimet shtesë. Një pjesë e mirë ka shpenzuar shumë para. Efekti i pandemisë ka qenë kryesor. Por e dyta është pse shqiptarët zgjedhin opsionet të marrin shërbime në spitalin private. Kjo është taksa e fshehur që kemi për shëndetësinë. Së pari e kemi nën financuar. Kemi informalitet të lartë, nuk dimë t’i llogarisim kostot reale të qytetarëve.
Duke vijuar më tej, Lazimi tha se problemi kryesor nuk është infrastruktura por largimi i burime njerëzore.
Sipas ekspertit qeveria duhet të rrisë buxhetin për shëndetësinë.
Kemi plakje të popullsisë, emigracion dhe paga të ulëta. Gati gjysmat e njerëzve janë të vetëpunësuar. Skema e sigurimeve shëndetësore ka problemet e skemës së pensioneve. Problemat kryesore nuk janë në infrastrukturë, vetëm por tek burimet humane. Mund të investosh dekada për mjekë që një ditë vendosin të ikin. Kostoja e investimit që bëjmë është e larta dhe pasojat që kemi nëse ikin është shumë më e lartë.
Problemi është tek tatimet, nga njëra anë qeveria duhet të ulë taksat, dhe të ketë mundësi të paguajë shpenzimet.
Për mua është thelbësore që prioritet të jetë sektori publik, spitalet dhe laboratorët Duhet të kemi reformë fiskale sa i përket pagave, kemi informalitet të lartë dhe për pagat. Në finale duhet të kemi barrë fiskale. Shëndetësia dhe arsimi duhet të ketë 5% të GPD-së.
Kemi sistem shëndetësor të amortizuar, Si për shëndetësinë, bujqësinë dhe arsimin kemi qenë anemik. Nuk kemi bërë prioritetizim të sektorëve.



