
Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, policia bën me dije se rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, A. S., 28 vjeç
"Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën", deklaron policia.
I plagosuri ndodhet në spital edhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia thote se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.



