Mjekja gjinekologe Mimoza Keta në një intervistë për emisionin “Zgjohu me MCN” foli për shkaqet dhe trajtimin e infeksioneve seksuale, por edhe se çfarë i shkakton kistet në vezore.
Ajo këshilloi që të gjitha vajzat dhe gratë, por edhe burrat t’iu nënshtrohen kontrolleve rutinë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve por edhe sëmundjet tumorale.
Infeksionet vaginale janë infeksione të cilat ndahen në dy grupe të mëdha, në ato që transmetohen në rrugë seksuale, sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe infeksione që nuk transmetohen në rrugë seksuale dhe që nuk janë seskualisht të transmetueshme.
Disa nga shkaktarët muid të jenë bakteret, viruset, mund të jenë kërpudha të cilat shkaktojnë këto lloj infeksionesh.
Infeksionet nga të cilat vuajnë mbi 70% e femrave janë infeksionet që shkaktohen nga një kërpudhë që quhet Candida, ose infeksioni i mykut.
Ky infeksion shkaktohet nga një kërpudhë që quhet Candida që ndodhet në vaginë. Pra vagina nuk është asnjëherë e pastër, ka si florë nakteriale, disa baktere, koke, që qëndrojnë në ambientin e vaginës që është një ambient acid.
Qëndrojnë pa asnjë shenjë, por në kushte të caktuara të ndryshimit të pehashit të vaginës, nga raportet seksuale të shpeshta mund të bëjë që të ndryshojë pehashi i vaginës dhe këto kërpudha mund të marrin një mbi rritje, duke shkaktuar dhe dhënë shenjat e infeksioneve vaginale.
Pikërisht mbi rritja e tyre shkakton shtim të sekrecioneve vaginale, mund të jenë sekrecione të ujshme me erë, sekrecione të trasha si qumësht i prerë, sekrecione të verdha, ndryshe nga sekrecionet e zakonshme.
Një vaginë normale e gruas paraqet një rrjedhje normale sekrecionesh, para periodave dhe pas periodave sekrecionet janë më të trasha dhe më të dukshme, ndërsa në periudhën e ovulacionit janë më të holla dhe më të tejdukshme. Nëse ndryshon kjo rrjedhë normale e sekrecioneve, të gjitha këto duhet ta bëjnë gruan të mendojë se kemi problem me sekrecionet.
Ndryshimi i ngjyrës së sekrecioneve në të gjelbër apo një kruarje, tregon se kemi probleme me infeksionet. Edhe dhimbjet gjatë raportit seksual është tregues.
Analiza dhe mbjellja e sekrecioneve vaginale, është kryesorja për të vlerësuar diagnozën. Ndërsa mykograma tregon llojin e antibiotikut që i rekomandohet kësaj gruaje për ta marrë.
Trajtimi i infeksioneve vaginale nuk bëhet vetëm me një mjekim, i pari për ti shfarosur, i dyti për të mos u përsëritur më, me anë të trajtimit parandalues. As meshkujt nuk janë më të privilegjuar në kokën e penisit mund të paraqiten shenja të kuqe, kruarje, djegie, që janë infeksione. Edhe për meshkujt ka trajtim të veçantë me kremra dhe antibiotikë të ndryshëm.
Por meshkujt mund të jenë dhe asimptomatikë dhe duke qenë mbartës mund t’ia përcjellin gruas. Një infeksion tjetër i shtuar viteve të fundit është Human Papillonma Virus apo HPV, ky lloj virusi shkaktohet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale dhe në 98% të rasteve bëhet shkak për kancerin e qafës së mitrës.
Por nëse e kap herët kancerin e qafës së mitrës, mund të shpëtohet jetë. Shenjat e para janë lythat rreth organeve gjenitale. Ky virus mund të ketë mbi 150 nëntipe, ku grupi i parë është me risk të lartë për kancer në qafë të mitrës dhe grupi i dytë me risk të ulët. Ndaj analiza specifike bën që mjeku të ndjekë rrugën e nevojshme që kjo grua të shpëtojë.
Analiza e Pap Testit është analiza kryesore që nxjerr në pah ndryshimet e para parakanceroze në qafën e mitrës. Trajtimet janë nga më të ndryshmet me medikamente të ndryshme, të cilat parandalojnë patjetër këtë virus që të shkaktojë një kancer në qafën e mitrës. Ndaj pacientët duhet të drejtohen për vizita gjinekologjike apo Pap Test.
Këshilloj që femrat të mbajnë mbathje të testuara farmaceutikisht dhe larës specifik për kujdesin dhe mbrojtjen e infeksioneve gjenitale, apo edhe xhel.
Kistet në vezore janë me origjinë hormonale, një çrregullim hormonale bën që veza të mos dalë nga folikuli i vetë dhe kjo vezë fillon të degradojë dhe mbetet në vezore në trajtën e një mikrokisti.
Shpesh femrat kanë çrregullime mensturale, e ndjejnë veten shumë të fryrë sa vijnë dhe shëndoshen, një dëshirë për të ngrënë shumë ëmbëlsira para menstruacioneve, mund të shoqërohet edhe me shtim të qimeve. Çrregullimet hormonale janë shkaqet e shkaktimit të kisteve në vezore, nuk janë infeksionet seksuale.



