
Autoritetet belge arrestuan një tjetër shqiptar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Ura”, hetime të cilët u kryen nga antimafia italia në bashkëpunim me SPAK.
Bëhet fjalë për shtetastin Gertin Aliu, për pjesmarrje në organizatë kriminale.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.



