“O palaço...”, Meta sulmon Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria

“O palaço...”, Meta sulmon Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.

Ai tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë vetë. Ndërkohë ai zbuloi se kandidatja e vetme për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho, ndërsa sekretar i përgjithshëm Tedi Blushi.

Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Parti të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri. Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.

Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit. PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik.

Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike. Nuk do të ketë kryetar por president dhe padyshim që unë do të kandidoj. Do të ketë vetëm një zv president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho.

Besoj shumë se ajo do të vazhdojë të shkëlqejë me të gjitha cilësitë e mrekullueshme që ka të integritetit politik, njerëzor dhe me vizionin e saj. Sekretar i përgjithshëm i kësaj partie do të jetë Tedi Blushi.

Më tej Meta ka folur sërish me tone të ashpra ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Madje, Meta pretendon se Dumani ka çuar njerëz që t’i thonë Metës që të largohet nga Shqipëria.

Po i them Dumduanit, 3 herë me një gazetare që të del te metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria.

Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut.

Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në tv me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti në emër të SPAK”, tha Meta.

Meta thotë se SHBA i ka kërkuar Altin Dumanit që ta fusë në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy