Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Mamurras, dy të plagosur/ Emrat

Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Mamurras, dy të plagosur/ Emrat

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri drejt një makine në Mamurras.

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:45 në Mamurras, pas një konflikti Andi Diva, dhe Kastriot Llesaj, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Honday” duke plagosur Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve të dyshuar dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Nga ana e uniformav blu u bë arrestimi në flagrancë i Andi Divës, 19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e Kastriot Lleshaj, 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e Divës, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

Ndërkohë grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy