
Opozita mban protestën e thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku pavarësisht shiut, marshimi i nisur nga selia e Partisë Demokratike, ka kulmuar para Kryeministrisë.
Të prirë nga kryedemokrati Sali Berisha, deputetët dhe demokratët, u mblodhën në rrugë, ku me anë të një podiumi të improvizuar, me anë të një megafoni, përhapej një mesazh kundër qeverisë dhe duke listuar akuzat për aferën e AKSHI-t.
Duket se kushtet atmosferike, kanë reduktuar numrin e opozitarëve të dalë në protestë.
Sakaq në terren ndodhen rreth 1500 efektivë policie të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.



