Dialogu, opozita i kthen përgjigje ftesës së Ramës dhe Metës

Dialogu, opozita i kthen përgjigje ftesës së Ramës dhe Metës

Pas takimit të kreut të PD-së, Basha, me aleatët e djathtë, opozita i ka kthyer përgjigje maxhorancës lidhur me ftesën për dialog. Në deklaratën e koalicionit opozitar theksohet gatishmëria për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë me përfaqësuesit e qeverisë.

Deklaratë e koalicionit opozitar

Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë: 1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit. 2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës. 3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. 4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy